Quantcast
Channel: SkyscraperCity
Viewing all articles
Browse latest Browse all 34720

Njohja ndërkombëtare e Kosovës | International recognition of Kosovo

$
0
0
Njohja ndërkombëtare e Kosovës
Kosova deklaroi pavaresinë me 17 shkurt 2008. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, u dërguan letra në drejtim të të gjitha qeverive të botës për njohjen e saj. Njohjet e para filluan menjëherë pas disa orësh, ndërsa më 18 shkurt 2008, Afganistani ishte shteti i parë që njohu Kosovën shtet të pavarur. Më 8 mars 2008, ministri i parë i jashtëm që e vizitoi Kosovën ishte Carl Bildt, Ministër i Jashtëm i Suedisë.
Deri tani 106 entitete sovrane, nga të cilët 104 nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian gjithashtu e kanë njohur Kosovën (23 nga 28); Anëtarët e BE-së vendosin individualisht se a do ta njohin Kosovën, ndërsa BEja ka dërguar misionin EULEX për të siguruar paqe, mbikqyrje të jashtme. Njëzetekatër anëtarë të NATOs nga njëzetetetë gjithsej e kanë njohur Kosovën.
Shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, janë të ndara sa i përket pavarësisë së Kosovës. SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, njohën pavarësinë e Kosovës, Rusia e ka kundërshtuar dhe konsideruar ilegal aktin e pavarësisë , ndërsa Republika Popullore e Kinës ka shprehur brengosjen e saj me këtë akt. Me 15 maj 2008, Rusia, Kina dhe India, lëshuan një deklaratë të përbashkët, në të cilën ftojnë për negociata të reja në mes të autoriteteve të Beogradit dhe Prishtinës.
Nga fqinjët e Kosovës, Republika e Shqipërisë, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Mali i Zi e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ka ngritur çështje e vijëzimit të kufirit mes saj dhe Kosovës, tani e diskutuar vetëm me Prishtinën kurse më parë vetëm me qeverinë e Beogradit. Komisioni i përbashkët i Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Kosovës për Demarkacion të kufirit filloi operimet më 25 Mars 2008Shkup. Qeveria e Serbisë si reagim kundër shteteve që kanë njohur Republikën e Kosovës ka thirrur në konsultime ambasadorët e vet nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Por në korrik 2008, ambasadorët e saj në shtetet e BE-së u rikthyen. Serbia akuzoi liderët kosovarë për tradhëti të lartë.
Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç, me 15 gusht 2008, zyrtarisht dërgoi një kërkesë në OKB, për të kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth aktit të pavarësisë së Kosovës. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në takimin e saj në shtator 2008 vendosi ta çojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. GJND vendosi më 22 korrik 2010 se deklarata e pavarsisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën nderkombetare, me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.
7 shtator 2011 në tabloidin serbë "Blic" thuhej se dy shtete kishin tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës, sipas "Blic" Omani dhe Guinea-Bissau. Këtë lajm e mbështeti ditën tjetër edhe ministri i punëve të jashtme të Serbisë Vuk Jeremiç por shpejtë u zbulua se këto ishin informacione spekulative dhe mashtrime të diplomacisë serbe. Zëvëndëskryeministri i Parë i Kosovës Behgjet Pacolli ka pasur të një bisedë telefonike me presidentin e Guinea-Bissau, Malam Bacai Sanha, i cili i ka rikonfirmuar njohjen nga Guinea-Bissau. Republika e Kosovës më datë 30 janar 2011 ka marrë notë verbale nga Sulltanati i Omanit, me nr. të referencës 7102/700710/181/2011 dhe të nënshkruar nga lartmadhëria e Tij Sulltani Qaboos Bin Said dërguar presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ku thuhet se: “Njohim pozitën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë drejt pavarësisë së Kosovës dhe Qeveria e Sulltanatit të Omanit e mirëpret anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ku Kosova dëshiron të marrë pjesë”. Omani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën, ku ambasadori i Kosovës në Londër Muhamet Hamiti është akredituar si ambasador jo rezident në Oman. Më 20 shtator 2011 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj kanë marr konfirmimin nga Ministri i Punëve të Jashtme i Sulltanatit të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdulla për njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës nga ky shtet. PE miraton rezolutën për Kosovën, 5 vendet ta njohin Koosvën
Strasburg, 7 shkurt 2013 - Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë për Kosovën duke i i hapur kështu rrugën marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes BE dhe Kosovës. Në dokumentin për Kosovën të paraqitur nga eurodeputeja Urlike Lunaçek para komitetit për Politikë të Jashtme të PE-së, thuhet se Bashkimi Evropian mund të lidhë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën, edhe pse pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Eurodeputetja deklaroi se nuk mund të pranohet ndarja e Kosovës. Projekt-rezoluta po ashtu u bën thirrje pesë anëtareve evropiane që të pranojnë shtetin e ri. Ndërkaq, dokumenti për Serbinë kërkon që këtij shteti t’i jepet sa më parë data e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me kusht që Beogradi të plotësojë kushtet themelore dhe të vazhdojë procesin e reformave. Njëri nga kushtet e BE-së për Serbinë, është Kosova. Autoritetet evropiane u kanë vënë kusht atyre serbe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nëse duan të avancojnë në procesin e integrimit.Në Bruksel u zhvillua takimi i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë Bruksel, 7 shkurt 2013 - Në kabinetin e shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, të mërkurën është mbajtur takimi i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikoliq. Ky ishte takimi i parë ndërmjet liderëve të të dyja shteteve dhe, në masë të madhe, është parë si hap tutje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Në prag të tij, Eshton ka takuar ndarazi Nikolliqin dhe më pas Jahjagën. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se takimi me homologun nga Serbia, Tomisllav Nikolliq, ka qenë konstruktiv dhe në nivel të barabartë. Ajo ka bërë me dije se në takim i është dhënë mbështetje procesit të dialogut midis dy vendeve, i cili tashmë është në zhvillim e sipër. Dialogu është rruga e vetme për zgjidhjen e të gjitha çështjeve në mes të dy vendeve të pavarura, ka thënë Jahjaga gjatë një konference me gazetarë të mbajtur në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel pas takimit. “Takimi i sotëm paraqet rrjedhë normale të të gjithë procesit dhe takim të nivelit më të lartë shtetëror. Shpreh falënderim për baroneshën Ashton për ndërmjetësimin dhe për harmonizimin e agjendës për takim. Po ashtu falënderoj edhe Shtetet e Bashkuara për mbështetjen”, ka thënë Jahjaga. Ajo ka deklaruar se, gjatë takimit, i ka bërë me dije presidentit serb se Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe me integritet të plotë territorial. Sipas Jahjagës, statusi i Kosovës është mbyllu.

Fakte dhe statistika të njohjes së Republikës së Kosovës

  • Është njohur nga 103 nga gjithsej 193 shtete anëtare të OKB-së, apo nga {{Përqindje|103/193} 53.37% e tyre.
  • Është njohur nga 3 (nga gjithsej 5) shtete anëtare të përhershme të KS të OKB-së, apo nga 60% e tyre.
  • Është njohur nga 5 (nga gjithsej 10) shtete anëtare të përkohshme të KS të OKB-së, apo nga 50% e tyre. Vlen për kohën kur është shpallur pavarsia.
  • Është njohur nga 23 (nga gjithsej 28) shtete të Bashkimit Evropian, apo nga 82.14% e tyre.
  • Është njohur nga 24 (nga gjithsej 28) shtete të NATO-s, apo nga 85.71% e tyre.
  • Është njohur nga 36 (nga gjithsej 56) shtete të OSBE-s, apo nga 64.29% e tyre.
  • Është njohur nga 34 (nga gjithsej 47) shtete të Këshillit të Evropës, apo nga 72.34% e tyre.
  • Është njohur nga 32 (nga gjithsej 57) shtete të Kooperimit Islamike, apo nga 56.14% e tyre.
  • Është njohur nga 11 (nga gjithsej 22) shtete të Ligës Arabe, apo nga 50% e tyre.
  • Është njohur nga të gjitha vendet e G7.
  • Shtetet që e kanë njohur deri më tani Kosovën përbëjnë 72.53% të BPV-së botërore.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 34720

Trending Articles