Quantcast
Channel: SkyscraperCity
Viewing all articles
Browse latest Browse all 34720

[KAVAJË] Porti i Jahteve | Yacht Marina

$
0
0


Qeveria ka vendosur dhënien e një tjetër plazhi me koncesion, bëhet fjalë për zhvillimin e një projekti koncesionar në zonën bregdetare e njohur si “Kalaja e Turrës”, në komunën Synej të Kavajës. Koncesioni parashikon realizimin e fshatrave turistike, hoteleve, komplekseve turistike, vilave, qendrave për veprimtari kulturore e artistike, si dhe ndërtimin e infrastrukturës përkatëse. Pjesë e këtij investimi do të jetë edhe porti i ri i jahteve.

Sipas kryetarit të komunës së Synejit, Përparim Çaça, bëhet fjalë për një projekt madhor, i cili parashikon ndërtimin e shtatë fshatrave me destinacione të ndryshme turistike, me një vlerë totale prej 800 milionë eurosh. “Është një projekt madhor, i cili studiohet prej kohësh dhe parashikon ndërtimin e 7 fshatrave të ndryshme turistike në ‘Kalanë e Turrës’. Pjesë shumë e rëndësishme e tij është ndërtimi i një porti ku do të ketë hapësirë për 1100 jahte, kostoja e të cilit do të jenë 31 milionë euro”.

Kompania ndërtuese qe ka marrë përsiper ndërtimin e këti porti është shoqëria Zvicerane '‘Finsec’ ltd”, kjo kompani ka paraqitur kohë më parë projektin me vlerë 31 milionë euro, dhe ka bërë kërkesën në Ministrinë e Transporteve për marrjen me koncesion për 35 vjet.

















Viewing all articles
Browse latest Browse all 34720

Trending Articles