KONCEPTI
Tubacioni Trans Adriatik do të transportojë gaz natyral nga struktura gjigante Shah Deniz II në Azerbajxhan, duke e përcjellë nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë përtej Detit Adriatik në Italinë jugore dhe më tej në Evropën perëndimore. Projekti ka për qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit si dhe diversifikimin e furnizimeve me gaz për tregjet evropiane.
Në këtë mënyrë TAP-i do të hapë të ashtuquajturin Korridorin Jugor të Gazit, duke rritur sigurinë e Evropës për energji duke kontribuar në diversifikimin e furnizimit të rajonit me gaz.
Projekti është hartuar për të zgjeruar kapacitetin e transportit nga 10 deri në 20 MMK në vit në varësi të volumit.
Projekti TAP mundëson gjithashtu zhvillimin e objekteve të magazinimit të gazit natyror në Shqipëri për të garantuar më tej sigurinë e tregjeve Evropiane gjatë ndonjë ndërprerjeje operacionale.
TAP-i do të promovojë zhvillim ekonomik dhe hapje vendesh pune përgjatë korridorit të tubacionit dhe është i vetmi tubacion në Korridorin Jugor të Gazit i cili nuk është në varësi të fondeve publike.
Piketat e projektit:
Në vitin 2003 Studimi i realizueshmërisë për projektin u krye nga AXPO e EGL-së në mars të vitit 2006 duke konfirmuar realizueshmëri teknike, ekonomike dhe mjedisore.
TAP-i e zgjeroi studimin inxhienierik themelor, duke përfshirë analizën e shtratit detar, ndërsa analizat paraprake të vlerësimit të ndikimit u përfunduan në Mars 2007.
Në vitin 2008, TAP hyri në fazën e hollësishme inxhinierike të projektimit (FEED).
Në Shkurt 2012,TAP u përzgjodh nga Konsorciumi Shah Deniz si rruga prioritare për në Itali.
Në qershor 2012, partnerët e Shah Deniz nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me TAP-in e cila në gusht 2012 u ndoq nga një marrëveshje Financimi dhe Mundësie Ekuiteti për financimin e një pjese të TAP-it dhe dhe mundësinë e pronësisë së 50% të aksioneve në projekt. Së fundmi, në nëntor 2012, palët e interesuara të TAP-it dhe partnerët e Shah Deniz-it, SOCAR, BP dhe Total përfunduan Marrëveshjen e Palëve të Interesuara duke përcaktuar mënyrën se si do të qeverisej ndërmarrja e përbashkët e TAP-it me anëtarët e Konsortiumit të Shah Deniz-it, nëse TAP-i përzgjidhet nga Shah Deniz-i në 2013.
Në mars 2013 TAP-i përfundoi Projektimit të Inxhinierisë Fillim-Mbarim (FEED) dhe filloi procesin e para-kualifikimit për prodhuesit e tubacioneve të çelikut dhe për ofruesit e shërbimeve të ndërtimit.
Në prill 2013 TAP-i paraqiti paketën përfundimtare detyruese të dokumenteve mbështetës (DSP) pranë Konsortiumit të Shah Deniz-it.
Në qershor 2013 Shah Deniz-i ka planifikuar të bëjë publike përzgjedhjen përfundimtare të korridorit të preferuar të transportit për gazin kaspik që do të shkojë drejt Evropës.
Programi i TAP është tërësisht i bashkërenditur me zhvillimet në fazën e parë. Ndërtuesit e gazsjellësit kanë planifikuar të fillojnë ndërtimin në vitin 2015 dhe të bëjnë kalimin e parë të gazit në vitin 2019.
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka të gjitha cilësitë tëkthehet në gazsjellësin që hap Korridorin Jugor të Gazit. Ai siguron rrugën më të shkurtër dhe të drejtpërdrejtëpër në tregjet më të mëdha evropiane si dhe ofron tarifën mëkonkurruese të gazit.
Rruga më e drejtpërdrejtë për gazin Kaspikpër në tregjet fitimprurëse evropiane.
Në mënyrë që të nxirret përfitim maksimal nga Korridori Jugor i Gazit, ështëtejet e rëndësishme që kjo rrugë e re energjie të arrijë në sa më shumë tregje të ndryshme evropiane dhe tek sa më shumë konsumatorë që të jetë e mundur.
Italia, që është tregu i synuar i Gazsjellësit Trans Adriatik, ofron mundësi të shumta, çmime tërheqëse nga pikëpamja historike dhe një mundësi shumë të mirë për transportimin e gazit natyror më tej në Evropën Perëndimore. Në pikëmbërritjen e tij në Italinë Jugore, TAP-i do të lidhet me rrjetin kombëtar të operuar nga Snam Rete Gas dhe do të ketë mundësinë të arrijë pikën qendrore të tregtimit në Itali, nga e cila mund tëarrihen të gjitha daljet e gazit për transport të mëtejshëm.
TAP-i gjithashtu do të mundësojësjelljen e gazit kaspik në tregjet nëzhvillim të Ballkanit dhe Evropës Juglindore. Në Shqipëri, TAP-i është angazhuar të mbështesë vendin duke promovuar zhvillimin e tregut të brendshëm të gazit, dhe duke e lidhur atë me rrjetet rajonale.
Gjithashtu janë arritur një sërë marrëveshjesh me operatorët e sistemeve të transmetimit dhe qeveri të tjera në Evropën Juglindore, duke i dhënë kështu TAP-it aftësinë e lidhjes me gazsjellës tëtjerë të planifikuar si Gazsjellësi Jonian Adriatik dhe Unazën e Ballkanit Perëndimor. Si rrjedhojë, Shqipëria, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, dhe Mali i Zi mund tëpërfitojnë nga gazi i Shah Deniz-it.
Çfarë është më e rëndësishme është se TAP-i mund t'i sigurojë Bullgarisë një burim të ri gazi duke u lidhur me infrastrukturën ekzistuese ose atë të planifikuar.
Efikas në Kosto
Modeli i biznesit të TAP-it ështëi përkushtuar të ofrojë zgjidhjen me koston më efikase në Korridorin Jugor të Gazit dhe është projektuar të përmbushë kriteret e vendosura nga Konsorciumi i Shah Deniz-it.
Duke qenë i financuar vetëm nga kapital privat, ai ka një projektim efikas, i cili do të ofrojë një tarifë transporti jashtëzakonisht konkurruese,nëse projektet konkurruese nuk subvencionohen nga fonde publike.
Përsosmëri Teknike
TAP-i është produkt i inxhinierisë së klasit botëror, përvojës me infrastrukturën dhe burimet. Aksionerët tanë janë udhëheqës botërorë të inxhinierisë duke qenë se kanëndërtuar mbi 200.000 km tubacionnë tokë dhe në det në të mbarë botën. Kjo përvojë na krijon aftësinë të dorëzojmë projektin në kohë dhe sipas specifimeve, si dhe të bëjmë të mundur që projekti të jetë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të përdorura nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe institucione të tjera financiare ndërkombëtare.
Kapacitet i Zgjerueshëm
Historia e zhvillimit të infrastrukturës evropiane të gazit thekson rëndësinë e ndërtimit të projekteve në përputhje me zhvillimin e kërkesës për gaz dhe rezervat e tregtueshme të gazit. Bazuar në konsensusin e gjerë brenda industrisë, gazi i vetëm që ofrohet sot është ai që shitet nga Shah Deniz II në Azerbajxhan. Fillimisht TAP-i planifikon të transportojë 10 miliardë metra kub gaz nga faza e dytë e fushës së gazit të Shah Deniz që është përllogaritur të nisë punën në vitin 2018.
Rruga e drejtpërdrejtë e TAP-it dhe përdorimi i tubacionit me diametër të madh do të thotë se gazsjellësi ka kapacitetin të zgjerohet lehtësisht dhe t'i përgjigjet volumit shtesëkur kjo të mundësohet në burim. Zgjerimi i gazsjellësit nuk do të kërkojë ndërtim të mëtejshëm.
Performancë me Pika Referimi
Për të shërbyer si pikë referimi për shmangien dhe lehtësimin e ndikimit mbi njerëzit, kulturën vendore dhe mjedisin, TAP-i ka përzgjedhur Standardet e Performancës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Kjo do të na ndihmojë të sigurojmë përputhshmëri me Standardet e Performancës së Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) si dhe me direktivat dhe rregulloret e Bashkimit Evropian. Politika jonë mbi Përgjegjësinë Sociale të Korporatës (CSR) përdor kërkesat për standarde të BERZH-it si pikë referimi, ndërsa politika jonë mbi Shëndetin, Sigurinë dhe Mjedisin (HSE) është tërësisht në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.
GJURMA
Gazsjellësi Trans Adriatik do të fillojë në afërsi të Kipoi-it në kufirin midis Turqisë dhe Greqisë, ku do të lidhet në mënyrë të natyrshme me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP). Prej kësaj pike TAP-i do të vazhdojë në pjesë tokësore duke kaluar kështu të gjithë territorin e Greqisë dhe Shqipërisë nga lindja në perëndim deri në bregdetin e Adriatikut. Pjesa detare e gazsjellësit fillon në afërsi të qytetit shqiptar të Fierit dhe përshkon Detin Adriatik për t'u lidhur me rrjetin e transportit të gazit në Itali, i cili drejtohet nga SNAM ReteGas.
TAP-i është korridori më i shkurtër i tranzitit të gazit, krahasuar me të gjithë projektet për gazsjellës të planifikuar në të ashtuquajturin Korridor Jugor të Gazit, që lidh Evropën me furnizimet e reja me gaz. Pjesa detare e gazsjellësit ështëprojektuar në pjesën më të cektë të Detit Adriatik.
Në periudhën 2009-2011 TAP-i kreu anketime në pjesët tokësore dhe detare për të identifikuar pengesat e mundshme përgjatë korridorit. Si rezultat i këtyre studimeve është identifikuar korridori më i mirë i mundshëm, i cili shmang zonat me popullsi të dendur dhe ato të ndjeshme, si Parkun Kombëtar të Hotovës në Shqipëri dhe habitatin Natyra 2000 në Itali.
Vlerësimi gjithëpërfshirës i Ndikimit Mjedisor dhe Social i korridorit të përzgjedhur të gazsjellësit përshkruhet nëraportet e VNMS-së.
Ndërtimi
PJESA TOKËSORE (KONTINENTALE)
Në pjesën tokësore tubacioni do të montohet në një mënyrë konvencionale nëpëmjet një shtrirje ndërtimi që vijon përgjatë korridorit të tubacionit. Si fillim gërmohet një transhe. Më pas tubat individualë 1 metër të gjatë saldohen në vargun e tubacionit, i cili më pas shtrihet në transhetë e hapura. Hendeku do të rimbushet përsëri dhe peizazhi do të rivendoset, ndërsa shtrirja e ndërtimit ecën përpara. Do të përdoren teknika të specializuara për kalimin e rrugëve dhe lumenjve, dhe duhet të tregohet kujdes i veçantë për të minimizuar ndonjë efekt negativ në mjedis gjatë ndërtimit.
↧
[AL] TAP Gazsjellësi Trans Adriatik | TAP Trans Adriatic Pipeline
↧